Site icon Telegrafi

MPB jep detaje për aksidentin tragjik në Shkup, mësohet identiteti i pesë viktimave

Shoferi dhe katër bashkudhëtarët të makinës “Renault 5” janë personat që kanë ndërruar jetë në aksidentin e mbrëmshëm që ndodhi në bulevardin “Boris Trajkovski”, para lagjes Draçevë të Shkupit.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, aksidenti ka ndodhur në orën 23:40 mes makinës së udhëtarëve “Renault 5” me targa të Shkupit e drejtuar nga J.L (43) dhe kamionit “Mercedes” me targa të Shkupit e drejtuar nga M.J (44), njofton Telegrafi Maqedoni.

Shoferi J.P dhe bashkudhëtarët në makinën “Renault 5”, S.N, A.T (54), E.T (37) dhe I.A (40) të gjithë nga Shkupi, kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Lexo po ashtu Video e tmerrshme nga aksidenti ku humbën jetën pesë persona në Shkup (Video)

Ndërsa shoferi i kamionit M.J ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “Shën Naumi i Ohrit”, ku është mbajtur për kurim të mëtutjeshëm.

Nga Prokuroria sot njoftuan se kanë kryer hetime në vendin e aksidentit tragjik.

Sipas informatave të para të tyre, deri tek aksidenti ka ardhur kur makina “Renault 5” nga arsye të panjohura, ka dalur në korsinë e kundërt të rrugës dhe është përplasur me kamionin për bartjen e mbeturinave./Telegrafi/

Exit mobile version