Site icon Telegrafi

MPB jep detaje për aksidentin me ashensorin në qytetin e Shtipit

Policia bëri të ditur se dje në ora 16:24 në SPB Shtip është paraqitur se në hotel në Shtip, gjatë kryerjes së detyrave, janë lënduar rëndë V.P (71) dhe T.O (56) nga Shtipi.

Ata janë dërguar në spitalin klinik në Shkup, nga ku V.P ka humbur jetën.

Lexo po ashtu Humb jetën një person në Shtip nga lëndimet e pësuara nga ashensori

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer policët e SPB Shtip, ndërsa në vendngjarje ka qenë edhe inspektoriati i punës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për autopsi./Telegrafi/

Exit mobile version