Telegrafi

MPB jep detaje nga vrasja e dyfishtë në Kratovë

Policët nga DPB Kratovë mbrëmë rreth orës 22:08 e kanë privuar nga liria 36-vjeçaren V.I.

“Ajo dyshohet se në shtëpinë familjare në Kratovë ka sulmuar me sende të mprehta bashkëshortin e saj J.I (38) dhe babain e tij S.I (63), të cilët nga plagët e marra kanë ndërruar jetë”, njofton MPB.

Lexo po ashtu Vrasje e dyfishtë në Kratovë, arrestohet një 37-vjeçare

Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupat e të vdekurve janë dorëzuar për autopsi.

“V.I. është arrestuar dhe ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.