Telegrafi

MPB-ja do ta ndihmojë Prokurorinë për zbardhjen e dhunës në Kuvend

Ekip hetues i MPB-së do ta ndihmojë Prokurorinë në hetimet e “të enjtes së përgjakshme”. Burimet të TV Telma thonë se Prokuroria kërkon 8 hetues, të cilët mes tjerash do të duhet të ndihmojnë në identifikimin e pjesëmarrësve në dhunën ndaj deputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pritet që ky ekip të formohet deri në fund të muajit, ndërsa në muajit korrik do të dërgohen ftesa për deputetët që vërehen në inçuzime dhe funksionarë të MPB-së.

Ditëve të fundit dëshmi kanë dhënë gazetarë dhe sigurimi i Zaevit dhe Spasovskit, të cilët ishin të parët në radhë në përleshje me protestuesit e dhunshëm./Telegrafi/