Site icon Telegrafi

MPB-ja po vepron për rastin në të cilin dy persona kërcënojnë brenda autobusit të NQP-së në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme vërtetoi se po vepron në rastin me të cilin dy person në autobusin e NQP-së kanë kërcënuar udhëtarët të cilët kanë kërkuar prej tyre t’i vendosin maskat mbrojtëse.

Në rrjetet sociale sot është publikuar një video, ku dëgjohet se si dy persona kërcënojnë udhëtarët që gjenden në autobus.

Nuk dihet ende për cilin autobus të NQP-së bëhet fjalë dhe në cilën itinerar po lëvizte ky autobus./Telegrafi/

Exit mobile version