Pas një ore e gjysmë prej kur anëtarët e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” u futën me dhunë në Kuvend, anëtarët e forcave speciale të MPB-së kanë reaguar dhe në orën 20:43 janë evakuar 30 deputetë, përcjell Telegrafi Maqedoni nga REL.
“Sot rreth orës 18:50 qytetarët të cilët protestuan në mënyrë të organizuar me dhunë u futën në Kuvend. Pas prishjes së rendit publik, lëndime kanë marrë disa deputetë të Kuvendit dhe persona civil. Pas tentimit të ndalohen protestuesit me qëllim janë lënduar 10 zyrtarë policorë, të cilët janë vendosur në klinikat e Shkupit”, informojnë nga MPB-ja./Telegrafi/