Site icon Telegrafi

MPB-ja organizoi konferencë ‘Promovimi i raportit nga impakt evaluimi i trajnimit për Ligjin për procedurë penale’ (Video)

Hyrja në fuqi e Ligjit të ri për procedurë penale paraqet një kthesë në funksionimin e sistemit juridiko-penal të Republikës së Maqedonisë, theksoi ministri Agim Nuhiu në tryezën e rrumbullakët me temë ,,Promovimi i raportit nga impakt evaluimi i trajnimit për Ligjin për procedurë penale” të organizuar nga misioni i OSBE-së në Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Ky aktivitet i rëndësishëm në aspekt të reformave kishte për qëllim mbindërtimin kualitativ dhe funksional të sistemit të ndjekjes juridiko-penale në të gjitha fazat normative dhe procedurale, duke i dhënë një theks të veçantë hetimit. Futja e këtij standardi sistemor- normativ, jo vetëm që na afron në aspiratat tona euro-integrative, por njëkohësisht na mundëson detektimin dhe ballafaqimin më efikas me të gjitha format e krimit, duke siguruar realizimin më të shpejtë të së drejtës”, tha ministri Nuhiu.

Ai potencoi se kualiteti i një ligji ose i ligjeve të një lëmie, në këtë rast segmenti juridiko-penal, nuk varet vetëm nga kualiteti i dispozitave të shkruara, harmonizimi ose saktësia e tyre, por edhe nga kuptimi dhe zbatimi praktik i tij në funksionimin e përditshëm të institucioneve

„Fundja, praktika dhe eksperienca janë ato që japin vlerësimin vendimtar për efikasitetin dhe efektivitetin e ligjeve dhe për suksesin tonë. Në këtë kontekst, konsideroj se edhe kjo tyerzë e rrumbullakët, respektivisht Raporti nga impakt evaluimi i trajnimit për Ligjin për procedurë penale, ka një rëndësi të veçantë në vlerësimin e asaj që është punuar dhe në detektimin e mangësive eventuale të cilat duhet eliminuar”, u shpreh ministri Nuhiu.

Ministri Nuhiu faleminderoi OSBE-në dhe organizatat e tjera ndërkombëtare relevante për mbështetjen e tyre në realizimin e këtij projekti sistemor, duke theksuar se në vargun e sfidave të reformave me të cilat ishte e ballafaquar MPB-ja vitet e kaluara, ajo morri ndihmë të madhe nga partnerët nga SHBA-ja, BE-ja, OSBE-ja dhe organizata të tjera ndërkombëtare relevante. /Telegrafi/

Exit mobile version