Ministria e punëve të brendshme (MPB) e Maqedonisë ka përgatitur një rregullore për punën e auto-shkollave, ku nuk është marrë parasysh kërkesa e auto-shkollave për heqjen e kamerave nga veturat që përdoren për ushtrimin dhe testimin e kandidatëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë rregullore janë përshkruar të gjitha kriteret, plani mësimor dhe programi për trajnim, kuadri profesional, pajisjet të cilat duhet t’i ketë një auto-shkollë, si edhe evidencat që duhet t’i mbajnë për stërvitjen e kadidatëve për shofera.
Megjithatë, edhe pas disa protestave të auto-shkollave, MPB-ja nuk e ka hequr nga rregullorja, obligimin për vendosjen e kamerave në automjetin trajnues për kandidatët./Telegrafi/