Ministria e punëve të brendshme dhe rafineria OKTA kanë filluar fushatën ”Unë kam kujdes” që ka të bëjë me sigurinë në komunikacion, njofton Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, do të shpërndahen donacione edukative në më shumë se 15 shkolla fillore në Maqedoni. Gjithashtu, do të shfaqen drama me temë të sigurisë në komunikacion, si edhe shpërndarja e librave të ndryshëm për ngjyrosje me rregulla themelore të komunikacionit.
Në fushatë do të përfshihen edhe pjesëmarrësit më të rinj në komunikacion, ndërkaq ka për qëllim rritjen e ndërgjegjes për përmirësimin e sigurisë në komunikacion./Telegrafi/