Ministria e Punëve të Brendshme, ka ngritur dy padi kundër K.P, nga Shkupi, për arsye të sulmit fizik ndaj gazetarit Pavle Belovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mbrëmë rreth orës 21, në rrugën Dimçe Mirçev, para derës kryesore të MPB-së B.P (29) është sulmuar fizikisht nga K.P(32) nga Shkupi, duke e goditur disa herë me grushta dhe këmbë, me çka i ka shkaktuar lëndime të rënda. K.P është dorëzuar në stacionin policor në Qendër, dhe për zbardhjen e plotë të rastit, janë ngritur padi sipas nenit 6 dhe 12”, informojnë nga MPB-ja.
Pas sulmit të mbrëmshëm, kanë reaguar Shoqata e Gazetarëve, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve, Agjencioni për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuale dhe disa parti politike./Telegrafi/