Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka dalur me njoftimin zyrtar për dyshimet rreth helmimit të kadetëve të rinj në Qendrën për trajnim në Idrizovë, njofton Telegrafi Maqedoni.
MPB-ja bën të ditur se gjatë paradës së mëngjesit të gjeneratës së vitit 2017/2018, tre kandidatë janë alivanosur. Atyre u është dhënë ndihma e parë mjekësore e cila ka ndikuar që të ndjehen më mirë.
Më pastaj, edhe disa kandidatë tjerë janë ankuar për dhimbje dhe marramendje. Kjo ka bërë që të thirret Ndihma e Shpejtë e cila i ka kontrolluar 38 kandidatët. Tre kandidatë janë dërguar në spital, dy prej tyre janë liruar, kurse njëri është mbajtur.
MPB-ja bën të ditur se për rastin në fjalë janë njoftuar të gjitha organet e duhura në MPB, si edhe një ekip i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari ka marrë mostrat e ushqimit për procedura të mëtutjeshme./Telegrafi/