Afaristi dhe pronari i Tv Nova, Sead Koçan, i dyshuari kryesor i PSP-së në lëndën ”Trust” ndaj të cilit është lëshuar fletarrest ndërkombëtar, tash e një muaj është në arrati, përcjell Telegrafi Maqedoni.
MPB-ja konfirmon për Makfaks se ende nuk ka ndonjë informacion plotësues në lidhje me kërkimet për gjetjen e tij. Avokati i tij, Nikolla Dodevski nuk ishte i arritshëm që të përgjigjet rreth klientit të tij.
Përndryshe, Gjykata e Apelit vërtetoi më 16 mars vendimin e Gjykatës Penale Shkupi 1 për paraburgimin e tij. Ajo çfarë dihet për të është se më 9 mars, Koçan e ka lëshuar Maqedoninë. Ai akuzohet se përmes dokumenteve të rrejshme ka arritur të fitoj tendera nga Shoqata Aksionare ELEM me vlerë prej mbi 17 milionë euro./Telegrafi/