Telegrafi

MPB-ja ka zbuluar personat që kanë kryer sulm me bombë në një shtëpi në Kumanovë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka zbuluar tre persona të cilët në maj të këtij viti kanë kryer sulm me bombë në një shtëpi në Kumanovë. Porositësi i sulmit është person nga qyteti i Kumanovës.

Një nga kryesit e sulmit me bombë është arrestuar dhe i është dhënë paraburgimi, ndërsa ky dyshohet se e ka hedhur bombën shpërthyese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sulmin e ka paraqitur ish anëtari i Komitetit Qendror të OBRM-PDUKM-së i cili ka deklaruar se ka dëgjuar shpërthim në ballkonin e shtëpisë. Nga shpërthimi ka ndodhur vetëm dëm material./Telegrafi/