Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është duke e përcjellur situatën dhe nëse vjen deri te prishja e rendit dhe qetësisë publike, atëherë është e gatshme që të reagojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kështu deklarojnë nga kjo ministri për agjencinë e lajmeve META në lidhje me paralajmërimet për futje të dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë. MPB-ja thotë se ka krijuar një shtab operativ dhe e përcjell situatën në terren./Telegrafi/