Telegrafi

MPB-ja e Maqedonisë mori 4 vetura donacion nga Gjermania

Sot u krye pranim-dorëzimi i donacionit gjerman për Ministrinë e punëve të brendshme të Maqedonisë, me një vlerë prej 60 mijë euro, për nevojat e policisë kufitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Donacioni ka në përbërje katër vetura ”Dacia Duster” që do të përdoren për patrullime. Me këtë rast, ministri Agim Nuhiu falënderoi ambasadoren gjermane, Christine Althauser për donacionin në fjalë.

Nga ana tjetër, ambasadorja Althauser tha se donacioni është pjesë e bashkëpunimit të të dy shteteve, ku bën pjesë edhe shkëmbimi i informacioneve, kontrollet kufitare, etj./Telegrafi/