Site icon Telegrafi

MPB-ja e Maqedonisë ka paguar miliona euro për paditë e ngritura ndaj saj

Në shtatë vitet e fundit Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka paguar thuajse 18 milionë euro për shkelje të të drejtave të punëtorëve.

Të punësuar të mëhershëm dhe të tanishëm e kanë paditur MPB-në për shkak të largimit të pabazë nga puna, shpërndarje të pabazë, për mospagesë të kompenzimeve për punë jashtë orarit dhe punë nate gjatë festave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në periudhën 2010-2017 ndaj MPB-së janë proceduar 14.779 padi, ndërsa ka raste që ende nuk janë mbyllur. Më shumë padi ka patur në vitin 2011 dhe 2014, kur ka patur zgjedhje.

Më pak padi ka patur në periudhat paszgjedhore, por pagesat kanë qenë më të larta. Gjithashtu, MPB-ja ka paguar më shumë për harxhime gjyqësore se sa për borxhin kryesor./Telegrafi/

Exit mobile version