Site icon Telegrafi

MPB-ja dhuroi artikuj ushqimor në aksionin e Ambasadës së SHBA-së

Me donacion të artikujve ushqimor, Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë e mbështeti aksionin e sotëm të Ambasadës së SHBA-së për dhurim të gjakut dhe ushqimit, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Shkupit dhe Institutin për transfuziologji, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në emër të Ministrisë donacionin e dorëzoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Me këtë aksion Ambasada e SHBA-së e shënon 14-të shtatorin, Ditën kombëtare të shërbimit dhe përkujtimit të SHBA-së. Kjo ditë filloi të shënohet në vitin 2002 si mënyrë e shikimit që përmes shërbimeve bamirëse të tregohet respekt ndaj viktimave, të mbijetuarve, si dhe të gjithë ata që ndihmuan në ballafaqim me pasojat nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2011.

Me aksionin do të ndihmohet në mbushjen e rezervave të gjakut të Kryqit të Kuq dhe do të sigurojë ushqim dhe rezerva tjera të nevojshme për familjet e rrezikuara për dimrin që vjen. /Telegrafi/

Exit mobile version