Site icon Telegrafi

MPB-ja deklarohet për skandalin në Gjinekologjinë e Tetovës, ja masat që janë ndërmarrë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot zyrtarisht kanë bërë të ditur se mbrëmjen e djeshme kanë arrestuar anesteziologun nga Spitali i Tetovë, përmes transmetimit “live” në TikTok xhitonte gratë shtatzëna.

Nga MPB njoftojnë se i njëjti është arrestuar pak para mesnate në fshatin Odri.

“Më 14.04.2023, në ora 23:40, në Odri të Tetovës, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria V.D. (43), duke vepruar pas kallëzimit të P.V. , drejtor i Spitalit Klinik Tetovë se V.D., i punësuar si anesteziolog në spital, ka filmuar dhe publikuar përmes rrjetit “Tik Tok” personelin mjekësor dhe pacientët të cilëve iu është ofruar ndihma mjekësore”, thonë nga MPB.

Exit mobile version