Site icon Telegrafi

MPB informon Prokurorinë Publike për hapjen e procedurave kundër maqedonasit që ofendoi shqiptarët në Manastir

Zv. ministri i MPB-së Nazim Bushi informon se është informuar Prokuroria Publike për hapjen e procedurave kundër N.N. i cili ofendoi një familje shqiptare në Manastir në baza etnike.

“Sektori për Punë të Brendshme në Manastir ka informuar Prokurorinë Publike me qëllim hapjen e procedurave zyrtare ndaj personit të panjohur i cili dje në mënyrë publike, kërcënoi në baza etnike qytetarin Albin Sherifov, nënën e tij Syndyz Sherifova dhe motrën Albina Sherifova të cilët gjatë kësaj ngjarjeje të pahijshme kanë qenë në orar të punës, në tezgën e tyre në Pazarin e Ri të Manastirit.

Ministria e Brendshme dënon çdo veprim të tillë dhe rikujton qytetarët se gjuha e urrejtjes, nxitja e saj në baza etnike, gjinore apo fetare ose për arsye të tjera diskriminuese nuk do të tolerohet ndaj askujt.

Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut është i prerë sa i përket këtyre paraqitjeve. Çdo vepër e tillë, nuk do të mbetet pa dënimin e merituar”, shkruan Bushi.

Gjatë ditës së djeshme, në Manastir, një qytetar maqedonas ofendoi shqiptarët duke ju thënë se “Këtu asnjë shqiptarë nuk do të mbesë”./Telegrafi/

Lexo po ashtu “Asnjë shqiptar nuk do të mbesë këtu”, maqedonasi nga Manastiri ofendon shqiptarin
Exit mobile version