Ministria e Punëve të Brendshme, me urdhër të Prokurorisë Publike për Krim të Organizuar, ka hyrë në hapësirat e Fondit për Inovacion, thonë burimet nga Fondi për “TV 24”.
Sipas burimeve të njëjta, janë kërkuar dokumentatë rreth skandalit me grande shtetërore për zyrtarët qeveritarë.
Të hënën, Prokuroria Publike ka hapur procedurë pas zërave në opinionin për shpërndarjen e ndihmës shtetërore për kompaninë “Kastinvest”, në të cilën bashkëpronar është zv. kryeministri Koço Angjushev.
Grande ka fituar edhe kompania e deputetit Hari Llokvenec dhe nusja e këshilltare së Zaev, Cvetanka Llashkova. /Telegrafi/