“Të gjithë së bashku në autobus të njëjtë”, ishte motoja kryesore, me të cilën qytetarët shprehën ngushëllimet për tragjedinë e ditë së djeshme. Megjithatë, revolta në publik u nxit nga gjuha e urrejtjes, që nuk mungoi as në momente të tilla. Ndër thirrjet e shumta për ndihmë të të mbijetuarve dhe ngushëllim për viktimat, u shkruan edhe postime të tmerrshme duke i dhënë aksidentit dimension etnik.
“Për fat të keq nuk arritën në mënyrë të duhur të shprehim ngushëllim familjarëve, dhe tashmë shohim helm që shpërndahet në diskursin publik dhe posaçërisht në rrjetet sociale”, thotë Xhabir Deralla nga Civil duke shtuar se kjo ndoshta është pasojë e mosndëshkimit nga institucionet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikës digjitale pranë MPB-së në koordinim me PThP-në ndërmerr masa dhe aktivitete për këtë rast”, thonë nga MPB.
Shkrimet në “Facebook” të profesoreshës Biljana Vakovska dhe gazetarit kontrovers Milenko Nedellkovski bënë që opinioni të reagojë për mesazhe të këtilla.
Për gjuhë të urrejtjes, Prokuroria Publike vitin e kaluar hapi hetim në vend për të gjithë ata që kanë shprehur kënaqësi për zjarrin që ndodhi në Greqi, po gjykata ende nuk ka dhënë vendim për këtë. Deri tani për një veprim të tillë asnjëherë askush nuk është dënuar, edhe pse dënimi është deri në pesë vite./Telegrafi/