Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bën të ditur se kanë vazhduar hetimet për rastin e dhunës në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill të këtij viti, njofton Telegrafi Maqedoni.
MPB-ja njofton se më 22 maj, pra dje, janë marrë në pyetje personat D.M (28) nga Vinica, I.P (39), Z.Z (47) dhe N.P (37), që të tre nga Shkupi dhe janë liruar. Në konslutime me prokurorin publik, do të ngriten procedimet e duhura.
Gjithashtu, me urdhër të prokuroritë, është kryer kontroll në shtëpinë e J.L (41) nga Shkupi. Në shtëpinë e tij nuk janë gjetur mjete me të cilat është kryer vepër penale. Edhe ndaj tij do të merren masa të duhura në konsultim me prokurorin publik./Telegrafi/