Telegrafi

MPB hedh poshtë kritikat për injorim të Komisionit për Siguri

Ministri i Punëve të Brendshme përmes një kumtese thekson se ka qenë çdoherë i gatshëm të raportojë në kohë optimale për të gjitha rastet kur ka pasur ftesë nga Komisioni për raportim për fushat e përgjegjësisë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Rexhepi vlerëson se është e pandershme që anëtarë të këtij komisioni të bëjnë deklarata të tilla.

Referuar kumtesës së MPB-së, më poshtë mund të gjeni datat e raportimit të ministrit Rexhepi në Komisionin për Siguri.

Më datë 29.06.2011-Adresimi i sfidave të Raportit të Progresit; më datë 08. 06. 2011-Raport para Komisionit; më datë 22.08.2011-Raport lidhur me situatën e sigurisë në veriun e vendit; më datë 12.09.2011-Raportim para Komisionit; më datë 11.11.2011-Hetimet e zhvilluara nga EULEX-i për procedurën e blerjes së armëve dhe municionit për Policinë e Kosovës; më datë 15.03.2012-Sfidat që rrjedhin nga Raporti i Progresit; më datë 27.04.2012-Adresimi i rekomandimeve lidhur me situatën e sigurisë; më datë 21.09.2012-Arritjet në përmbushjen e kritereve të Planit të Veprimit të Kuvendit për Integrimet Evropiane, më datë 29.10. 2012-Protestat e Vetëvendosjes; më datë 04.12.2012-Raport para Komisionit. /Telegrafi/