Site icon Telegrafi

MPB: Gjoba për shitësit dhe përdoruesit e mjeteve piroteknike

Ministria për Punë të Brendshme të Maqedonisë sot nëpërmes një deklarate bën thirrje deri tek qytetarët që t’i repsektojnë ligjet e shkruara dhe të bashkëpunojnë me policinë nëse vërejnë persona të cilët shesin mjete piroteknike dhe t’i lajmërojnë personalisht në polici ose në numrin e telefonit në 192.

“Përdorimi jo i ligjshëm i mjeteve piroteknike me të cilat prishet rregullat dhe qetësia e qytetarëve dënohet me gjobë prej 200 deri më 500 euro”, deklarojnë nga MPB.

Bëjnë thirrje veçanërisht deri tek të miturit që të mos përdorin mjete shpërthyese sepse ato përbëjnë rrezik për shëndetin e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version