Telegrafi

MPB me fletarrest ndërkombëtar për Agim Krasniqin dhe Sehat Ramadanin

Foto: Ilustrim

Pasi nuk u kthyen nga pushimi i fundjavës në burgun e Shtipit për Agim Krasniqin dhe Sehat Ramadanin, Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fillimin e kësaj jave që të dy, Krasniqi dhe Ramadani nuk ishin kthyer në burgun e Shtipit për të vazhduar vuajtjen e dënimit.

Krasniqi duhet të vuajë burg edhe tre vite dhe tre muaj burg kurse Ramadani i ka edhe tetë vite e shtatë muaj vuajtje të dënimit.

Përndryshe, që të dy i bashkangjiten listës për arrest ndërkombëtar, pas Igor Spasovit i cili është i dënuar për vrasjen e Martin Neshkovskit. /Telegrafi/