Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) filloi me lëshimin e tabelave të regjistrimit me shkurtesën ‘NMK’.
Tabelën e regjistrimit me shenjën ‘NMK’ e marrin automjetet që kanë regjistrim të parë në shtet dhe ata qytetarë që do të paraqesin tabelë të dëmtuar të veturës.
Qytetarët tjerë këtë ndryshim duhet ta bëjnë deri në vitin 2024 dhe deri atëherë mund t’i përdorin tabelat ekzistuese dhe gjatë daljes nga vendi do të kenë afishe ngjitëse falas me shenjën ‘NMK’.
E gjithë kjo procedurë vjen si pasojë e ndryshimit të emrit të shtetit. Deri tani të gjitha institucionet kanë ndryshuar emrin e shtetit ndërsa institucioni i kryetarit të shtetit ishte i fundit që ndryshoi emrin, përkatësisht ndryshoi emrin me hyrjen e Stevo Pendarovskin në krye të shtetit dhe ndërrimin e Gjorge Ivanovit./Telgrafi/