Site icon Telegrafi

MPB fillon hetim për gazetarin e lënduar të Plusinfo, Goran Naumovski

Ka filluar procedurë për hetimin e rastit në të cilin pa asnjë arsye nga ana e një anëtari të NjShSh, ishte lënduar gazetari i Plusinfo, Goran Naumovski, thonë nga MPB, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB pohojnë se menjëherë pas ngjarjes së pakëndshme ka filluar procedura për verifikimin e përgjegjësisë dhe menjëherë sa të ketë ndonjë njohuri, kryerësi do të dënohet rreptësishtë.

– Sulmi ndaj gazetarit është vepër që dënohet rreptësishtë dhe hetimi është në rrjedhë –  thonë nga MPB.

Në video xhirimet e protestës së 13 prillit, duket qartë se si një anëtarë i MPB  nga Njësiti për shpërndarje të shpejtë, në mënyrë qyqare, pas shpine, pa asnjë shkak e godet gazetarin e Plusinfo, Goran Naumovski. Nga i tërë xhirimi shihet se Naumoski nuk bën asgjë që ta shkaktojë ndërhyrjen e policisë, por vetëm xhiron me telefonin e tij celular gjatë raportimit nga protestat para Ministrisë së drejtësisë.

Për rastin reaguan edhe nga SHGM, duke shprehur skepticizmin se rasti do të zbardhet./Telegrafi/

Exit mobile version