Telegrafi

MPB e Turqisë: Procesi i votimit, i qetë

Ministria e Brendshme e Turqisë njofton se zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare po zhvillohen pa probleme, në atmosferë të qetë dhe nën masa maksimale të sigurisë.

Ministria bën të ditur se të gjitha vendvotimet janë hapur në ora 8:00 të mëngjesit të sotëm, sipas kohës lokale dhe se deri më tani nuk janë regjistruar incidente të mëdha.

Për sigurinë e procesit zgjedhor po kujdesen 531,007 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

“Për masat e sigurisë gjatë zgjedhjeve janë angazhuar 264.526 policë, 195.695 pjesëtarë të xhandarmërisë, 50.793 roje dhe 19.993 roje vullnetarë”, thuhet në njoftim, shkruan AA.

Zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare në Turqi filluan sot në mëngjes në orën 08:00 sipas kohës lokale, ndërsa qytetarët turq deri në orën 17:00 do të kenë mundësinë të zgjedhin presidentin dhe deputetët në kuvend.

Sipas statistikave zgjedhore të publikuara nga Komisioni i Lartë Zgjedhor, mbi 56 milionë votues do të shfrytëzojnë të drejtën e tyre në 180 mijë kuti votimi. /Telegrafi/