Në lidhje me ngjarjet e fundit në komunën e Butelit, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen dhe të mos nxitin skenare për të fituar pikë të pavlera politike mbi kurriz të mbrojtjes dhe sigurisë së qytetarëve, transmeton Telegrafi.
Sipas MPB-së, keqpërdorimi i simboleve etnike dhe fetare që kanë ndodhur në ditët e fundit mund të kenë implikime negative politike dhe të sigurisë, por edhe t’i minojnë proceset për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike.
Më tej, MPB thotë se është duke i ndjekuër ngjarjet dhe se nuk do të lejoj çfarëdo eskalimi apo prishje të rendit dhe qetësisë publike, si edhe rikujton se çdo thyerje ligji ka sanksionet e duhura./Telegraf