Site icon Telegrafi

MPB e Maqedonisë: Qytetarët të protestojnë në mënyrë paqësore

Ministria e punëve të brendshme (MPB) u bën thirrje qytetarëve që gjatë protestave të tyre të përditshme t’i ikin dhunës dhe vandalizmit, njofton Telegrafi Maqedoni.

MPB-ja thotë se çdo kush e ka të drejtën që të shpreh revoltën dhe pakënaqësinë që ka, megjithatë në mënyrë paqësore dhe pa dhunë. Prandaj, MPB-ja kërkon që të mos shkatërrohet prona, qoftë shtetërore apo private.

Edhe në rastin e policëve, MPB-ja thotë që qytetarët duhet ta trajtojnë policinë si partner, mbrojtës të sigurisë së tyre, prandaj nuk duhet sulmuar sepse puna e policëve është ruajtja e stabilitetit dhe sigurisë./Telegrafi/

Exit mobile version