Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sot filloi me rezervimin e termineve për aplikimin e dokumenteve biometrike përmes telefonit celular 072929292.
Përmes rezervimit online përmes ueb faqes së MPB (http://termin.gov.mk/) dhe me rezervimin telefonik në numrin 0800 192 92, qytetarët do të mund të rezervojnë termine duke thirrur edhe në numrin e ri të lartshënuar.
Janë siguruar 30 linja (operatorë) të cilët do t’ju shërbejnë qytetarëve dhe do t’ju lehtësohet që sa më shpejtë t’i nxjerrin dokumentet e tyre, informon MPB-ja./Telegrafi/