Telegrafi

MPB e Maqedonisë: Nuk është regjistruar asnjë rast dhunimi në 48 orët e fundit në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se policia e Shkupit nuk ka evidentuar asnjë rast dhunimi në 48 orët e fundit dhe nuk ka asnjë informacion se 20 vjeçarja, Stefani Brzanova, e cila është vetvrarë mbrëmë në lagjen Aerodron, është dhunuar, transmeton Telegrafi.

Nëna e Stefanisë, Aleksandra, thotë se natën para se të ndodhë vetëvrasja, bija e saj është dhunuar nga një taksist dhe se është paraqitur rasti në polici, si edhe ka të dyshuar.

Ndryshe, Stefani Brzanova është vetvrarë duke u hedhur nga një ndërtesë në lagjen Aerodrom të Shkupit, kurse trupi i saj është dhënë në obduksion, që duhet të verifikojë akuzat e nënës së saj, për kinse dhunimin e Stefanisë nga një taksist./Telegrafi/