Ministria e punëve të brendshme (MPB) ka dalë me njoftim zyrtarë se nga tërmetet që goditën dje rajonin e Shkupit, janë raportuar dëme të shkaktuara nga lëkundjet e tokës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për dëme të më shumë veturave, pastaj janë dëmtuar disa çati ndërtesash, janë thyer xhama në disa objekte në qytet.
Dëme janë raportuar edhe në Batincë, Draçevë, Gazi Babë, Bit Pazar, Qendër si edhe një oxhak i rënë në lagjen Hekurishte të Shkupit./Telegrafi/