Site icon Telegrafi

MPB e Maqedonisë ju kundërpërgjigjet akuzave të Antonio Sanev

Më herët Antonio Sanev, ish kreu i departamentit për bashkëpunim ndërkombëtar në Sektorin për Bashkimin Evropiane pranë MPB-së, akuzoi ministrin për Punë të Brendshme në Maqedoni, Oliver Spasovski për punësime pa kriter dhe pa arsimim përkatës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Akuza për punë joprofesionale në MPB, ministri Spasovski akuzohet për emërime pa arsim përkatës

Tani janë përgjigjur nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun në MPB, duke thënë se janë duke bërë punë që në qeveritë e kaluara nuk janë bërë.

”Kushtet elementare për punë, kushtet për pranim në punë dhe funksionimi i kësaj ministrie janë duke u përmirësuar dhe se planet në të ardhmen është që të përmirësohen edhe më shumë. Ndryshimet janë duke u bërë që MPB të punojë në mënyrë më efikase” u përgjigjën nga MPB ndaj akuzave të Sanev.

Nga MPB e Maqedonisë gjithashtu thonë se kanë takime me Sindikatën e policisë që të përmirësojnë edhe më kushtet për punë. /Telegrafi/

Exit mobile version