Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (18.12.2020) kreu kontrollë për gjobitjen e vozitësve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit e që është ndër arsyet kryesore për aksidentet me pasoja të rënda.
“Në gjithë territorin e vendit janë dënuar 151 vozitës për tejkalimin e shpejtësisë, dhe 62 vozitës për shkak se kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e aloolit. Janë gjobitur edhe 446 kundërvajtje të tjera”, thonë nga MPB.
Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë me kontrollet e përforcuara me qëllim që ta rrisë sigurinë në komunikacion./Telegrafi/