Telegrafi

MPB e demanton OBRM-PDUKM-në për pyetjet e parashtruara për Oliver Spasovskin

Nëpërmjet një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se “MPB i demanton dezinformimet që i shpërndan OBRM-PDUKM”.

“Sipas ligjit, secili person fizik që i plotëson kushtet, ka të drejtë të aplikojë për marrjen e autorizimit për stacion për kontroll teknik. Kushtet janë të shkruara me Ligjin për automjete, përkatësisht në nenet 62, 63, 64, 65 dhe 66”, thuhet në njoftimin e MPB-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB theksojnë lejen për dhënien e kontrollimeve teknike të automjeteve e jep MPB, ndërsa lejen për identifikimin dhe vlerësimin e gjendjes teknike e jep Ministria e Ekonomisë.

“MPB vepron sipas ligjeve. Gjithashtu nuk është e saktë se dikush ka mundësi të ndikojë ndaj vendimeve në ministri. Sa i përket punësimi, pikërisht në këtë periudhë MPB e promovon procesin e vetingut që do të tregojë se kush dhe si është punësuar dhe kjo do të jetë publike para opinionit. Secili i punësuar do t’i nënshtrohet vetingut dhe atëherë do të shihet se cili punonjës është punësuar ligjërisht, dhe cili do të ndërmerr përgjegjësi”, thuhet në fund të njoftimit të MPB-së./Telegrafi/