Sindikata e pavarur e policisë u ankuan sot se nuk kanë uniforma, ndërsa para Ministrisë së Punëve të Brendshme kërkuan përgjigje – se cila është arsyeja e vërtetë që tenderi për uniformat e reja disa herë anulohet.
Nga Ministria u përgjigjën se tenderi ka qenë i anuluar për shkak se asnjëra nga ofertat nuk i ka plotësuar kushtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Procedurat për furnizimin e uniformave ishin shpallur dhe anuluar sepse nuk kishte asnjë ofertë e cila në mënyrë të plotë plotësonte kërkesat nga rregullorja e njësisë, cilësia dhe shenjat në uniformën e policisë”, kumtuan nga MPB.
Nga MPB-ja thonë se në qershor të vitit 2017 me ndërrimin e qeverisë është konstatuar mungesë dhe se nuk është bërë furnizimi i policisë tek njësitë e policisë.
Për shkak kësaj, thonë nga MPB-ja, në Planin për furnizime publike për vitin 2018 janë parashikuar 18 procedura për furnizimin e uniformës dhe pjesëve të uniformës, ku Reparti për Punë të Përgjithshme dhe Punë të Përbashkët ka filluar në pajtueshmëri me procedurat për furnizim./Telegrafi/