Telegrafi

MPB dhe Prokuroria Publike e Maqedonisë në bashkëpunim kundër kontrabandimit të refugjatëve

Do të formohet njësi nacionale për luftë kundër kontrabandimit të refugjatëve dhe trafikimin e qenieve njerëzore – kështu ka vendosur Qeveria e Maqedonisë në seancën e saj të fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë proces është paraparë që të nënshkruhen memorandume për bashkëpunim në mes Ministrisë së Punëve të Bredshme dhe Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë, në fushën e luftës kundër kontrabandimit të refugjatëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Kjo formë e kriminalitetit vitet e fundit është bërë një nga bizneset ilegale më fitimprurëse në Maqedoni dhe në rajon.

Rruga e Ballkanit është mbyllur për më shumë se një vit dhe kontrabandimi i refugjatëve ka rënë ndjeshëm./Telegrafi/