Site icon Telegrafi

MPB dhe FFM organizojnë fushatë kundër dhunës në ngjarjet sportive

Departamenti për parandalim në SPB Shkup në bashkëpunim me Federatën e Futbollit në Maqedoni nesër prej orës 16:30 deri 18:00 në stadiumin “Telekom Arena” do të realizojë aktivitete në kuadër të fushatës për parandalimin e prishjes së qetësisë dhe rendit publik gjatë ndeshjeve sportive.

Në hyrja të tribunës juglindore do të formohet “fan zone” me prindërit dhe fëmijët e mbuluar nga aktivitetet e projektit nga shkollat fillore dhe të mesme në qytet, të cilët në bashkëpunim me zyrtarët e policisë, do të realizojnë aktivitetet e fushatës për parandalimin e dhunës gjatë garave sportive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ana e Departamentit për parandalim pranë SPB Shkup do të ndahet materiale të ndryshme me mesazhin “Respect”.

Nga MPB thonë se qëllimi i këtyre aktiviteteve është ngritja e vetëdijes tek tifogrupet, tejkalimi i hendekut mes policisë dhe tifozëve, krijimi i mendimit “fair play” dhe përgjithësisht ngritja e vetëdijes tek qytetarët./Telegrafi/

Exit mobile version