Site icon Telegrafi

MPB me detaje të reja, me armë zjarri është vrarë 38-vjeçari nga Shkupi

38-vjeçari nga Shkupi është personi i cili është gjendur i vdekur mbrëmë pas orës 21:00 në rrugën “Sharpllaninska” në vendbanimin në “Dame Gruev” në Shkup.

Sipas informacioneve zyrtare nga MPB, personi i vdekur ka vozitur veturën “Passat” me targa të Shkupit me çka më vonë u konstatua se është pronë e D.N.

Policia dhe prokurori publik kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat dhe aktivitetet e nevojshme.

Është konfirmuar se personi i vrarë është D.N. (38) nga Shkupi, ndërsa krimi është kryer me armë zjarri. Trupi është dërguar për autopsi.

Lexo po ashtu Në “Gjorçe Petrov” të Shkupit gjendet një person i vdekur

Për këtë ngjarje një person është arrestuar dhe është dërguar në stacionin policor./Telegrafi/

Exit mobile version