Telegrafi

MPB me detaje për gjetjen e dy vajzave të zhdukura në Shkup

Janë gjetur 12-vjeçarja Anisa dhe 15-vjeçarja Melisa të zhdukura dy ditë më parë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe MPB, ndërsa vajzat janë dërguar në stacionin policor në Bit Pazar.

“Sot (01.04.2023) në orën 13:30 në rrugën “Xhon Kenedi”, pranë një objekti shitës në park, nga ana e punonjësve të policisë pranë stacionit policor Bit Pazar kanë gjetur të miturit M.K. (15) dhe A.A. (12), për të cilët mbrëmjen e datës 30 mars ishte denoncuar se kanë humbur kontaktet me familjen” – thonë nga MPB.

Ndryshe dy vajzat kishin humbur dy ditë më parë ku familjarët kanë kërkuar ndihmë nga të gjithë për gjetjen e tyre, nuk dihen ende detjaet si si erdhi deri te zhdukja e tyre. Ky lajm ka gëzuar familjarët, por ka rënduar gjendjen shëndetësore të babait të saj. Alsat ishte sot në shtëpinë e kësaj familje të cilët ishin të përlotur dhe të shqetësuar për bijën e tyre. Rasti po trajtohet në stacionin policor në Bit Pazar, ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore apo psiqike e vajzave adoleshente.