Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) në Maqedoni ka dënuar incidentet e mbrëmshme të djegies së flamurit maqedonas në Gjilan dhe Pejë të Kosovës, ku tifogrupe dhe familjarë të “Grupit të Kumanovës” në shenjë proteste ndaj dënimit për të akuzuarit për “Lagjen e Trimave” dogjën flamuj të Maqedonisë.
“MPB shpreh shqetësim dhe dënon djegien e mbrëmshme të flamurit maqedonas nga ana e tifo grupeve në Pejë dhe Gjilan të Kosovës. Presim që organet në Kosovë do të ndërmarrin masa për kapjen e kryerësve dhe mbajten e përgjegjësisë”, thuhet në reagimin e MPJ-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, tetë prej të akuzuarve për “Lagjen e Trimave” u dënuan me burg të përjetshëm, ndërsa tjerët me gjithsej 746 vite burg./Telegrafi/