Site icon Telegrafi

MPB demanton OBRM-PDUKM-në: Trajkovski nuk është në krye të SPB Shtip, ai është suspenduar

 

MPB demanton OBRM-PDUKM-në ku nëpërmjet një konferencë për shtyp u tha se Ljupço Trajkovski, për të cilën është ngritur padi penale për trafikim me emigrantë është ende ne pozitën e kreut të SPB Shtip.

“I demantojmë gënjeshtrat dhe dezinformatat që sot në konferencën për shtyp i tha partia politike OBRM-PDUKM, ndërsa me lidhje me statusin e zyrtarit policor L.T, ai është i dyshuar për kryerjen e veprës penale”, thonë nga MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM akuzon se kreu i SPB Shtip është person që ka marrë padi penale për trafikim me emigrantë

Ata shtojnë se pas marrjes së miratimit nga prokuroria, Reparti për kontroll të brendshëm ngriti procedurën për vërtetimin e përgjegjësisë disiplinore dhe i njëjti është suspenduar.

Sipas MPB-së L.T nuk kryen funksionin ndërsa për momentin kryesi i detyrës së SPB Shtip është ndihmës drejtori i cili kryen detyrat sipas ligjit./Telegrafi/

Exit mobile version