Telegrafi

MPB: Degët e Punëve administrative në disa qytete me dy turne

Degët e Punëve administrative në disa qytete të Maqedonisë do të fillojnë të punojnë me dy turne, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se duke filluar që sot duke përfshirë 31.08.2017 Degët e punëve administrative të Manastirit, Velesit, Kumanovës, Ohrit, Strumicës, Tetovës dhe Shtipit do të punojnë me dy ndërrime nga ora 8:30 deri në 20:00.

Njëkohësisht, për shkak të rritjes së vëllimit të punës, ndërsa me qëllim që të ndihmohen qytetarë gjatë parashtrimit të kërkesave, njofton AIM.

Parashtrimi i kërkesave për dhënien e Patentave ndërkombëtare, të dhëna për verifikimin e sanksioneve shkelëse “ndalimi për drejtimin e automjeteve” në patentën e shoferit të parashtruesit do të mund të sigurohet edhe në njësitë rajonale të Sektorit për punë civile dhe tek Personat e autorizuar për kryerjen e kontrollit teknik ku ka punonjës nga ministria, citojnë nga MPB-ja. /Telegrafi/