Site icon Telegrafi

MPB: Çdo presion, kërcënim apo shantazhim do të pengohet dhe sanksionohet

Ministria për Punë të Brendshme, në pajtim me obligimet ligjore, i ka marr të gjitha masat me qëllim që votimi në referendum më 30 shtator të kalojë në mënyrën më të mirë, gjegjësisht të mundësohet që lirshëm qytetarët të shprehin vullnetin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pajtueshmëri me rregullat ligjore, thuhet në komunikatën e MPB-së, çdo presion i vërejtur, kërcënim apo shantazh gjatë votimit do të pengohet dhe do të sanksionohet. Gjithashtu në pajtim me rregullat ligjore, çdo përpjekje pëe pengimin e shfrytëzimit të së drejtës për votim do të sanksionohet.

“I hedhim poshtë kategorikisht gënjeshtra e thëna sot në konferencën për shtyp të parisë politike të OBRM-PDUKM-së. MPB më nuk është institucion i partizim siç ishte më herët. Tani MPB punon sipas ligjit. Apelojmë deri tek subjektet politike të ndalojnë me shpërndarjen e lajmeve të rrejshme. U bëjmë thirrje qytetarëve nëse mendojnë se të drejtat e tyre janë lënduar, atë të lajmërojnë menjëherë në që të mund të merren aktivitete të caktuara”, thuhet në deklaratën e MPB-së. /Telegrafi/

Exit mobile version