Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ka dërguar informacione tek Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë se ka arrestuar persona për incidentin që ndodhi sonte në protestat e organizatës qytetare “Për Maqedoni të bashkuar”, ku pësuan gazetarë të portalin A1on, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Protestuesit sonte sulmuan ekipin e A1on para Portës Triumfale, dëmtuan kamerën e tyre dhe rrahën gazetarët. Për shkak të lëndimeve gazetarët u vendosën në Qendrën për urgjencë në Shkup./Telegrafi/