Ministria e Brendshme konfirmoi se një person është arrestuar për kërcënime ndaj kryetarit të Kavadarit, Mitko Jançev.
“Më 28.12.2019 ora 20:10 në stacioni policor në Kavadar Z.B. (40) nga Kavadari për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim të sigurisë”, gjegjësisht kërcënimet për jetën ndaj M.J. dhe familjes së tij. Me paraqitjen e duhur Z.B. është dorëzuar prokurorisë kompetente”, thonë nga MPB./Telegrafi/