Site icon Telegrafi

MPB me aksion në disa lokale të Shkupit: “Fëmijët u shërbyen me alkool, personi ishte punësuar si sigurim pa licencë”

Shërbim i alkoolit ndaj të miturve, mosdhënie e llogarisë fiskale e punësim të personave si sigurim, pa licencë, janë disa nga shkeljet që MPB ka konstatuar gjatë aksionit që ka zhvilluar në lokalet e Shkupit.

Nga MPB shtojnë se aksioni është zhvilluar nga ora 23:00 e mbrëmjes së djeshme, deri në ora 04:00 të ditës së sotme.

“Gjatë kontrollit u gjetën gjashtë të mitur që konsumonin alkool. Personat janë ndaluar, ndërsa ndaj personit përgjegjës në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut po merren masa. Janë konstatuar dy shkelje të Ligjit për Sigurinë Private, respektivisht për mos pasje të licencës për personin e punësuar si sigurim, si dhe ISHT dhe ISHP kanë konstatuar shkelje edhe në lidhje me moslëshimin e llogarive fiskale dhe shkelje të ligjit për pirjen e duhanit”, thonë nga MPB./tv21.tv

Exit mobile version