Telegrafi

MPB: 90 persona nuk kanë respektuar orën policore, arrestohen 57

Gjatë 24 orëve të fundit sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme në gjithë territorin e vendit, 90 persona nuk kanë respektuar orën policore.

“57 persona janë privuar nga liria, ndërsa për të tjerë janë ndërmarra masa tjera”, shprehen nga MPB, njofton Telegrafi Maqedoni.

MPB bëri të ditur se 20 personave u është dhënë vendimi për izolim ndërsa 241 persona të tjerë kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Nga MPB njoftojnë se janë kontrolluar edhe personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim dhe nuk janë evidentuar persona që nuk kanë respektuar masën./Telegrafi/