Telegrafi

MPB: 585 dënime për qytetarët e Maqedonisë të cilët s’kanë mbajtur maskë mbrojtëse gjatë ditës së djeshme

Gjatë ditës së djeshme, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në gjithë territorin e vendit 337 personave u është dhënë vendim për izolim, ndërsa 62 persona të tjerë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Policët poashtu kanë kaluar personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim, dhe nuk është evidentuar asnjë person i cili nuk e ka respektuar masën e izolimit dhe vetizolimit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Poashtu, siç bëjnë të ditur nga MPB, janë regjistruar 585 persona të cilët nuk kanë mbajtur maskën mbrojtëse./Telegrafi/